Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në një aeroport në Arabinë Saudite. Nëna harroi fëmijën e saj në terminal dhe u kujtua për të vetëm në momentin kur avioni ishte ngritur nga pista. Piloti i kërkoi kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport. Rrethanat në të cilat…
Shtohen dhimbjet e kokës për kompaninë amerikane “Boeing”. Pas bllokimit të avionëve të kësaj kompanie nga ana e Kinës, Indonezisë, Mongolisë, Marokut dhe Etiopisë, dy shtete të tjera kanë vendosur të ndalin fluturimin e këtyre avionëve nga aeroportet e tyre. Bëhet fjalë për Australinë dhe Britaninë e Madhe që kanë…
Ministrja e Zhvillimit Rajonal dhe Fondet e BE-së në Kroaci, Gabrijela Žalac ka dhënë dorëheqjen pas një aksidenti me makinë, ku përplasi një fëmijë 10-vjeç. Në një deklaratë prekëse përpara mediave, Žalac tha se kishte biseduar me kryeministrin Andrej Plenkovic menjëherë pas dhënies së ndihmës së parë të vajzës 10-vjecaçare.…
Një njeri i ka shpëtuar vdekjes për punë sekondash në Londër, ku një ndërtesë u shemb për shkak të erërave të forta. Sikurse bën me dije “BBC”, erërat e forta me shpejtësi deri në 70 milje në orë kanë krijuar shumë dëme në Londër, ku në një rast një ndërtesë…
I takon Parlamentit britanik të marrë vendime të rëndësishme këtë javë për kushtet e Brexit-it, apo të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian, tha të hënën zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas. Në një konferencë për media në Bruksel, ai tha se kryetari i Komisionit, Jean-Claude Juncker, ka biseduar në…
Turqia ka hyrë në recesion në fund të vitit të kaluar, bëjnë të ditur të dhënat zyrtare. Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë, ekonomia është tkurrur për 2.4% në çerekun e katërt të vitit 2018, krahasuar me çerekun paraprak. Tkurrje për 1.6% ka pasur edhe në tremujorin e tretë. Rënia…
Të hënën Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj një banke me seli në Moskë, në pronësi të përbashkët të kompanive shtetëtore ruse dhe venezueliane, për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Presidentit Nicolas Maduro, të kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe ndaj industrisë së naftës nën kontrollin e shtetit. Departamenti…
Presidenti amerikan, Donald Trump rriti sot presionin mbi senatorët republikanë për të evituar ndonjë të papritur mbi financimin urgjent të murit në kufirin me Meksikën, gjatë një votimi që pritet zhvillohet këtë javë, duke kërkuar njëkohësisht më shumë se tetë miliardë dollarë shtesë për vazhdimin e ndërtimit të tij. Senati…
Kancelarja gjermane dha mbështetjen e saj për propozimet për Evropën, të bëra nga partia e saj konservatore që përplasen me ato të presidentit francez, duke mbështetur kryesisht idenë e një vend unik për Bashkimin Evropian në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Mendoj se bëhet fjalë për…