Vendosni fjalën kyçe....

Ballina

Aksioni i IMT-së për prishjen e dy pishinave në ‘Prestige Resort’, çfarë ka ndodhur deri tani, përplasjet e reagimet

Mëngjesin e sotëm fadromat e IMT-së shkuan në kompleksin turistik ‘Prestige Resort’ për të prishur dy pishina. E shoqëruar nga punonjësit e policisë, IMT-ja vijoi aksionin përkundër reagimit të fortë nga ana e drejtuesve dhe stafit të kompleksit turistik në fjalë, në pronësi të ‘Hysenbelliu Group’ që ka si pjesë…

Berisha për shkarkimin e Gledis Nanos: Ra në korent, korenti ishte afera e Call Center-ave ku doli emri i Olsi Ramës

Kryetari i Partisë Dempokratike Sali Berisha ka folur në mbledhjen e sotme të Kryesisë së kësaj force politike, lidhur me shkarkimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Ai dha dhe arsyet se pse sipas tij, kryeministri Edi Rama vendosi shkarkimin e Gledis Nanos. “Vetëm zhvillimet e…

Hackeri bjellorus grabiti të dhënat e bankave shqiptare, skandalin e zbuloi grupi Homelandjustice

Dokumentet e publikuara të hackerave Homeland Justice, të cilët pretendojnë se qëndrojnë pas sulmit kibernetik të pak javëve më parë ndaj faqeve të ministrive shqiptare e platformës e-Albania kanë zbuluar një tjetër histori me hackera. Në dokumente e publikuara del një material pdf që tregon për korrespondencën mes prokurorit bjellorus…

Rama për bastet sportive: Nëse rihapen, kjo do bëhet nga kompani ndërkombëtare që operojnë edhe në BE

Rikthimi i basteve sportive online në vendin tonë do të bëhet nga kompani ndërkombëtare, që operojnë edhe në vendet e Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama, i cili mbajti paradite një dëgjesë publike me federatat sportive dhe grupe të tjera të interesit. “Do ta shikojmë me shumë pozitivitet.…

“Nuk realizoi objektivat”- Ministri Çuçi njofton shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka njoftuar sot shkarkimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano. “Përshëndetje, sot qeveria mori vendim për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, shkarkim i cili lidhet me mospërmbushje të objektivave që kishim vënë në lidhje me drejtorin e Përgjithshëm të…