
Presidenti Trump tha të dielën se Marina e SHBA-së do fillojë menjëherë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit dhe gjithashtu do ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që ka paguar tarifë ndaj Iranit.
Trump i bëri këto deklarata në një postim në Truth Social, disa orë pasi bisedimet për paqe mes SHBA-së dhe Iranit përfunduan pa marrëveshje. Ai tha se takimi “shkoi mirë, shumica e pikave u dakordësuan”, por shtoi se palët nuk arritën marrëveshje për programin bërthamor të Iranit.
“Me efekt të menjëhershëm, Marina e Shteteve të Bashkuara, më e mira në botë, do nisë procesin e BLLLOKIMIT të çdo anijeje që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit,” tha Trump, i cili kundërshton fuqishëm idenë që Irani të vendosë tarifa për kalimin e anijeve në këtë ngushticë, shkruan Reuters.
“Gjithashtu kam udhëzuar Marinën tonë të kërkojë dhe të ndalojë çdo anije në ujërat ndërkombëtare që ka paguar një tarifë ndaj Iranit. Askush që paguan një tarifë të paligjshme nuk do ketë kalim të sigurt në det të hapur,” shtoi ai.