Ivanka Trump ka mbërritur ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë mbrëmjes në vilat qeveritare në zonën bregdetare.
Ndërkohë, mësohet se gjatë ditës së sotme Ivanka Trump pritet të zhvillojë një drekë me kryeministrin Edi Rama në vilat qeveritare në Dhërmi, sipas Shqiptarja.com
Burimet bëjnë me dije se Ivanka Trump pritet të zhvillojë edhe disa ndalesa në qytetin e Vlorës, ndërsa ende nuk dihen arsyet e vizitës së saj apo detajet e takimit me vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.
