Vendosni fjalën kyçe....

Vrasje me armë zjarri në Krujë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nikël të Fushë-Krujës.

Artur Çangu është qëlluar me armë zjarri nga Eduart Ahmataj.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pas një sherri mes tyre të ndodhur para disa ditësh, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

Njoftimi

“Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C. 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.”