“Studentët kërkuan një të drejtë. I ndjekim me vijimësi.
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është e drejtë që parashikohet nga legjislacioni, nuk duhet të kufizohet e as të vihet në diskutim.
Është thelbësore që kjo çështje të adresohet në mënyrë institucionale dhe përmes dialogut. Kjo çështje të mos politizohet por të trajtohet me maturi dhe përgjegjësi”, tha Hoxha.
