Vendosni fjalën kyçe....

15 mostra kockore në Hagë, dyshohet se u përkasin personave të zhdukur të luftës në Kosovë



Instituti për Persona të Zhdukur, me seli në Hagë, ka aktualisht në trajtim 15 mostra kockore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë.

Sipas autoriteteve, shumica e këtyre mostrave janë dorëzuar gjatë këtij viti nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ndërsa një pjesë tjetër është dorëzuar vitin e kaluar.

Në një përgjigje për mediat, komisioni bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë pranuar dhe përpunuar gjithsej 58 mostra post-mortem nga mbetje njerëzore, si dhe 172 mostra referuese të ADN-së, të mbledhura nga familjarët e personave të zhdukur.

Procesi i identifikimit vijon të mbetet një nga sfidat kryesore pas luftës, ndërsa autoritetet theksojnë rëndësinë e analizave shkencore për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.