Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për korrupsionin, duke e akuzuar për mohim të realitetit.
Sipas Bardhit, çdo mohim nga Rama shmang përgjegjësinë, dëmton drejtësinë dhe vonon zgjidhjen e problemeve, duke rënduar situatën për qytetarët.
Reagimi i plotë:
MOHIMI QË KUSHTON!
Koha ka provuar se sa më shumë që Edi Rama mohon një problem, aq më thellë është i zhytur në të dhe aq më shumë zvarritet për ta mbrojtur. Por çështja është se, bashkë me të, zvarriten edhe shqiptarët.
Duke mohuar realitetin e krimit dhe korrupsionit, siç po bën sot, Edi Rama shmang përgjegjësinë, dekurajon dhe intimidon drejtësinë, thellon krizën dhe vonon zgjidhjen, duke e kthyer çdo mohim në kohë të humbur për Shqipërinë.