
Irani ka deklaruar se ka rrëzuar një avion luftarak F-35 të prodhimit amerikan në pjesën qendrore të vendit, duke shtuar se piloti me shumë gjasë nuk ka mbijetuar, përcjell YNet.
Sipas mediave iraniane, janë publikuar edhe pamje që pretendohet se tregojnë mbetjet e avionit stealth. Agjencia Fars raportoi se shenjat në rrënoja sugjerojnë se avioni ishte i dislokuar në një bazë ajrore britanike.
Ndërkohë, zhvillime të tjera janë raportuar në Kuvajt, ku autoritetet njoftuan për zjarre në një rafineri pas një sulmi të dyshuar nga Irani.
Sipas Kuwait Petroleum Corporation, rafineria në portin Al-Ahmadi, e operuar nga kompania kombëtare e naftës, është goditur nga një dron, duke shkaktuar zjarre në disa njësi të saj.
Ngjarjet vijnë në një klimë të tensionuar në rajon, ku sulmet me raketa dhe dronë janë intensifikuar, duke rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.