Vendosni fjalën kyçe....

“Anijet me naftë nga Libia vijnë për qeverinë, 350 ton naftë kontrabandë zhduken” – Akuzat e Berishës


Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama se po kryen kontrabandë qeveritare me naftën që vjen nga Libia me anije.

Berisha tha se nuk zhduket nafta tranzit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë mdërsa shtoi se Shqipëria ka ngarkesën fiskale më të lartë në botë.

“Tani do ta gjurmojmë naftën ne, thotë, se ajo nafta të rikujton ndonjëherë paranojakët e dikurshme. Thoshte Enver Hoxha, ma thotë ajo mendja ime se në atë katror atje ka naftë. Nuk zhduket nafta tranzit, por zhduken 350 mijë ton naftë kontrabandë. Dhe kontrabandën nuk mund ta bëjë njeri tjetër përveç qeverisë. Nafta e tëra vjen me anije. Dhe është vërtetuar se anijet e Libisë vijnë për qeverinë. Është gjetur. Nafta, në qoftë se ti e taton 60 përqind të çmimit litrin, ti faktikisht bën një plaçkitje masive të shqiptarëve. Pra, dy janë faktorët kryesorë të këtij çmimi ndëshkues të litrit të naftës në Shqipëri.

Ngarkesa fiskale më e lartë në botë. Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë ngarkesë fiskale më të lartë se Shqipëria. 1.1 euro dora e shtetit merr për litër nafte nga qytetari. 0.7 u merr në Maqedoni, u merr në Kosovë, dhe çmimet aty janë minimumi 40 përqind më të lira. Më e lirë.” – tha Berisha.