Vendosni fjalën kyçe....

“20 viktima e 9 të plagosur nga një sulm me raketa i forcave ukrainase në Donetsk” – Video


 

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa nga ushtria ukrainase pretendojnë forcat e DPR-së, republikës së vetëshpallur të Donetskut.

Ata kanë pohuar se sulmi ndodhi gjatë ditës së djeshme teksa përplasjes mes tyre dhe ushtrisë ukrainase vijojnë prej disa javësh, që pas nisjes së sulmit rus ndaj Ukrainës më 24 shkurt.

Prej tre javësh në pjesën lindore, veriore e jugore të Ukrainës ka pasur luftime të ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Deri tani palët kanë zhvilluar disa takime po pa sukses për sa i përket armëpushimit.