Vendosni fjalën kyçe....

Seancë plenare sot në Kuvend, interpelanca dhe projektligje në rend dite



Sot mbahet seanca plenare në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, e cila pritet të nisë në orën 10:00.

Rendi i ditës përfshin një interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Gjithashtu, është parashikuar një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.

Në rend dite janë përfshirë edhe seanca pyetje–përgjigje me ministrin Lamallari, të kërkuara nga deputetët Arian Ndoja dhe Erald Kapri.

Ndër projektligjet që do të shqyrtohen është ai për aderimin e Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi ligjin e markave tregtare, si dhe projektligje të tjera që lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare, administrimin e pasurive të sekuestruara dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore.

Gjithashtu, Kuvendi pritet të zgjedhë anëtarë të institucioneve të pavarura, përfshirë Autoritetin e Konkurrencës dhe Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Në përfundim të seancës janë parashikuar diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.