Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se abuzoi seksualisht me të miturin, shpallet në kërkim 17-vjeçari në Gjirokastër


Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim në Gjirokastër pasi dyshohet se në prani të dy fëmijëve të mitur, ka abuzuar sekusalisht me një fëmijë 10-vjeçar.

Adoleshenti dyshohet se është larguar drejt Greqisë ndërsa të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes dhe avokatit.

Njoftimi

“Gjirokastër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuar materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, banues në lagjen Zinxhira, pasi dyshohet se ky shtetas në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.

17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10-vjeçari dhe prindrit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.”