Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi kërkon që Rama të sqarojë në Kuvend për deklaratën e SHBA-së mbi rrezikun iranian



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të jetë i pranishëm në sallën e Kuvendit dhe të japë përgjigje lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Tiranë për rrezikun e mundshëm të sulmeve nga Irani.

Bardhi kritikoi reagimin e Kryeministrisë, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të diskredituar Shtetet e Bashkuara dhe duke theksuar se anëtarët e NATO-s nuk kanë besim te qeveria shqiptare për shkak se nuk janë ndarë informacionet mbi këtë çështje.

“Çështja e sigurisë kombëtare nuk është çështje kafenesh dhe nuk mund të trajtohet në publik apo në seancë plenare. Nuk kishim asnjë informacion mbi deklaratën e Ambasadës. Një qeveri që nuk ka vepruar për vite mbi kanabisin nuk mund të jetë e besueshme. Reagimi i Kryeministrisë dërgon mesazhin se shqiptarët nuk duhet t’i besojnë SHBA-së, duke tentuar të diskretitojë partnerin tonë strategjik. Kërkojmë që Rama të japë shpjegime”, tha Bardhi.