
Pranvera Skana është emëruar zv.ministre e Mbrojtjes.
Ajo zëvendëson Andrea Shllakun. Skana ka qenë kandidate e PS-së për Lezhën në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Skana ka një profil profesional të lidhur ngushtë me komunikimin dhe median. Skana ka lindur në Rrëshen, Mirditë, ku ka përfunduar arsimin parauniversitar, ndërsa studimet universitare i ka kryer në Universiteti i Tiranës, në degën Gazetari dhe Komunikim.
Ajo ka përfunduar studimet master në University of Westminster dhe ka zhvilluar aktivitet kërkimor si studiuese në London School of Economics. Që nga viti 2014 mban titullin Doktor në Shkencat e Komunikimit.