
Italia është eliminuar nga mundësia për pjesëmarrjen në botëror pas humbjes me 11 metërsha ndaj Bosnjë-Hercegovinës në fushën e kësaj të fundit.
Edhe pse e nisën ndeshjen mjaft mirë duke shënuar të parët me anë të Kean në fillim, italianët u ndëshkuan me karton të kuq në mbyllje të pjesës së parë pas daljes nga fusha të Bastonit.
Në pjesën e dytë bioshnjakët barazuan me Tabaric duke e çuar ndeshjen në shtesa. Italianët protestuan gjatë golit të vendasve duke pretenduar një prekje të topit me dorë prej tyre.
Vendasit u treguan më të saktë në gjuajtjen e 11 metërshave duke u kualifikuar. Në ndeshjen tjetër që shkoi në shtesa, Çekia eliminoi Danimarkën. Koha e rregullt përfundoi 2-2 ndërsa çekët u treguan më të saktë në gjuajtjen e penalltive.