
GJKKO pritet të shqyrtojë gjatë ditës së sotme kërkesën e Ajola Xoxa për ndryshimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Xoxa ka kërkuar lehtësimin e masës, duke argumentuar se gjendja e saj shëndetësore për shkak të shtatzënisë kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit.
Kujtojmë se ndaj saj, në shkurt të vitit 2025, janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur 13 akuza, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave, mosdeklarimin e pasurisë dhe shpërdorimin e detyrës.