Vendosni fjalën kyçe....

Hyn në fuqi ora verore në Shqipëri dhe Europë



Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 29 mars, në Shqipëri dhe në shumë vende të Europës ka hyrë në fuqi ora verore.

Në orën 02:00, akrepat janë zhvendosur një orë përpara, duke kaluar direkt në 03:00, duke shënuar kështu nisjen e orarit veror.

Ky ndryshim sjell ditë më të gjata dhe më shumë dritë natyrale në orët e mbrëmjes, duke ndikuar pozitivisht në aktivitetet e përditshme, si dhe në uljen e konsumit të energjisë elektrike.

Megjithatë, ekspertët këshillojnë kujdes në ditët e para, pasi ndryshimi i menjëhershëm i orarit mund të shkaktojë lodhje, përgjumje apo çrregullime të lehta të gjumit, derisa organizmi të përshtatet.

Ora verore do të mbetet në fuqi deri në fund të tetorit, kur akrepat do të kthehen sërish një orë pas, duke rikthyer orën dimërore.