
Trump tha sot në mëngjes para gazetarëve se Ngushtica e Hormuzit mund të jetë “e hapur shumë shpejt” nëse bisedimet diplomatike me Iranin shkojnë mirë.
I pyetur nëse Irani do ishte ende në gjendje të kontrollonte rrugën ujore vendimtare, e cila është një nga kanalet më të ngarkuara në botë për transportin e naftës dhe jetike për furnizimin global me energji, Trump u përgjigj se ajo do të “kontrollohej bashkërisht”, shkruan NBC.
I pyetur se nga kush, ai tha: “Ndoshta nga unë — unë dhe ajatollahu, kushdo qoftë ajatollahu, kushdo qoftë ajatollahu i ardhshëm”.
Trump tha gjithashtu se do të ketë “një formë shumë serioze të ndryshimit të regjimit” brenda Iranit.
“Ka automatikisht një ndryshim regjimi, por ne po merremi me disa njerëz që unë i shoh si shumë të arsyeshëm, shumë solidë,” tha ai. “Njerëzit brenda e dinë se cilët janë ata. Ata janë shumë të respektuar dhe ndoshta një prej tyre do të jetë pikërisht ai që po kërkojmë.”