Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Shtyhen për 5 ditë sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve shumë produktive



Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar për një zhvillim të ri në lidhje me konfliktin me Iranin, duke deklaruar se janë bërë përparime drejt një zgjidhjeje të mundshme, përcjell Fox News.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump u shpreh se gjatë dy ditëve të fundit janë zhvilluar “bisedime shumë të mira dhe produktive” mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për një zgjidhje të plotë të armiqësive në Lindjen e Mesme.

Ai bëri me dije se, bazuar në tonin dhe përmbajtjen e këtyre diskutimeve, ka urdhëruar shtyrjen e çdo sulmi ushtarak ndaj centraleve energjetike dhe infrastrukturës së Iranit për një periudhë pesëditore.

Sipas Trump, kjo shtyrje varet nga ecuria e negociatave, të cilat pritet të vijojnë gjatë gjithë javës, duke lënë të hapur mundësinë për një ulje të tensioneve në rajon.