Vendosni fjalën kyçe....

14 të arrestuar pas protestës së opozitës, 9 persona nën hetim në gjendje të lirë



Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me tensionet e regjistruara gjatë protestës kombëtare të zhvilluar nga opozita një ditë më parë.

Sipas raportimeve, edhe 9 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa në total janë shoqëruar 23 persona, mes tyre 4 të mitur, të cilët janë liruar pas verifikimeve.

Që në nisje të tubimit u hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të institucioneve, ndërsa Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë turmën.

Gjatë protestës nuk munguan përplasjet fizike mes protestuesve dhe efektivëve të Policisë. Momente tensioni pati edhe me disa deputetë të Partisë Demokratike, si Luçiano Boçi, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, të cilët shkëmbyen akuza me forcat e rendit.

Autoritetet vijojnë hetimet për identifikimin dhe ndëshkimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës.