
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës që zhvillohet sot në orën 18:00.
Përmes një videomesazhi, ai theksoi se forca më e madhe është ajo e një populli të bashkuar, duke shtuar se protestat janë mënyra për të kundërshtuar qeverinë.
Reagimi:
Sot të sfidojmë regjimin! Nuk ka fuqi më të madhe mbi tokë se ajo e një populli të bashkuar në kauzë. Nuk ka tiran që s’ka rënë nga pushteti.
E pamundshmja ekziston veçse në mendjet e disave, që synim kanë të demonizojnë protestën dhe të dekurajojnë qytetarët që të mos marrin pjesë, shpeshherë duke i trembur me skenaret e tyre propagandistike.
Sfidojeni regjimin me protestën tuaj! Për vendin tonë të gjithë do të jemi në këmbë, sot në orën 18:00.