
Të paktën 39 persona u plagosën në Dimona, qytet në jug të Izraelit ku ndodhet një objekt bërthamor, pas një breshërie raketash të lëshuara nga Irani, raportuan mediat izraelite të shtunën.
Televizioni shtetëror iranian deklaroi se sulmi ishte një “përgjigje” ndaj një goditjeje të mëhershme ndaj objektit bërthamor Natanz në Iran. Sipas mediave lokale, nuk është raportuar për rrjedhje të materialeve radioaktive në Iran.
Ushtria izraelite konfirmoi “një goditje direkte të një rakete iraniane” mbi një ndërtesë në qytetin ku ndodhet një qendër kërkimore bërthamore, raportoi AFP.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se po hetojnë dështimin për të interceptuar raketën balistike iraniane që goditi Dimonën.
Sipas The Times of Israel, plagosjet u shkaktuan nga impakti i raketës balistike iraniane në qytet.