
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e së premtes në Janinë, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës dhe në gjithë rajonin e Epirit.
Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet janë ndjerë të forta për shkak të thellësisë shumë të cekët të tërmetit, e vlerësuar në rreth pesë kilometra.
Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës bëri të ditur se epiqendra ka qenë rreth 10 kilometra në veri-verilindje të zonës së Shën Kyriakut, në Janinë. Tërmeti u regjistrua në orën 11:05 me orën lokale dhe pati një kohëzgjatje që alarmoi banorët në qytet dhe zonat përreth.
Deri tani nuk raportohen dëme të mëdha materiale, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën.