Vendosni fjalën kyçe....

Opozita në Bundestag, takim me deputetin Olav Gutting: Korrupsioni dhe zgjedhjet pengesë për integrimin


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputeten Jorida Tabaku dhe deputetin Klevis Balliu, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Bundestag, ku janë takuar me deputetin gjerman Olav Gutting.

Gjatë takimit, Bardhi bëri të ditur se në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe pengesat kryesore që, sipas tij, vijojnë të ngadalësojnë këtë rrugëtim.

“Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje”, u shpreh ai.

Sipas Bardhit, gjatë bisedës u theksua se Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, por kërkon përparim konkret në forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Ai shtoi se Shqipëria ka potencial për të qenë një aset për Europën, ndërsa theksoi se Partia Demokratike është e gatshme të udhëheqë procesin për realizimin e këtij potenciali.

Në përfundim, Bardhi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të vendit.

 

REAGIMI I BARDHIT:

Takim me deputetin Olav Gutting, pjesë e grupit CDU/CSU në Bundestag dhe një nga zërat që kontribuojnë në diskutimet për ekonominë dhe zgjerimin europian.

Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje.

Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.

Gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë.