Vendosni fjalën kyçe....

Evazioni fiskal i Bankers/ SPAK i komunikon akuzën 5 të pandehurve


Prokuroria e Posaçme ka nisur këtë të martë komunikimin e akuzave për një pjesë të të akuzuarve për dosjen e “Bankers”. 5 të pandehurit akuzohen për veprën penale shpërdorim detyre, dhe shkak i komunikimit të akuzave janë afatet që parashikon vepra penale për të parandaluar parashkrimin.

 

EMRAT E 5 TË PANDEHURVE QË IU KOMUNIKUA AKUZA

Fatmir Hoxhaj

Alban Beqaj

Ergys Cirici

Elvira Plaka

Ridvan Zoto

Për pjesën tjetër të grupit që akuzohen për vepra të rënda penale si korrupsioni, pastrimi i parave dhe grup kriminal vijon hetimi dhe akuzat pritet ti komunikohen me vone.

Subjektet kryesore të kësaj dosje janë ish-administratori i Bankers Petroleum Leonidha Çobo, ceo kinez Hong Ping Xiao. N

Në kërkim janë edhe disa shtetas të huaj. Masat e sigurisë si arresti në burg apo arresti në shtëpi u zbutën teksa aktualisht asnjë prej tyre nuk është nën arrest. Hetimi i nisur fillimisht nga Prokuroria e Fierit që më pas i kaloi për kompetencë SPAK, zbuloi që për mbi dy dekada, përmes skemave të evazionit fiskal, shmangies së detyrimeve tatimore i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm në miliarda lekë