Vendosni fjalën kyçe....

A do jetë kandidat?/ Gara për kreun e PD, Berisha: Kush tha që jo, si e bëni këtë pyetje


Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët nëse do të kandidojë për drejtimin e PD-së. Në një konferencë për mediat në selinë blu, ai nënkuptoi se kjo është e pashmangshme

“Kush të tha që jo, si e bën këtë pyetje?”, deklaroi ai.

Berisha u pyet në lidhje me ndryshimet në statutin e PD-së, me nenin 8, të cilësuar si ‘neni Basha’ apo dhe ‘vdekjen’ e Rithemelimit nëse ai rikandidon për kryetar të kësaj partie.

Ai lëshoi akuza në drejtim të Bashës se ky i fundit nuk e kishte mendjen te zgjedhjet, por se si të bënte koalicion me Ramën.

“Neni flet për zgjedhje, jo për farsën elektorale. Nëse ka një realitet absolut të padiskutueshëm, është; zgjedhjet ishin farsë elektorale.

Pra, sa herë zgjedhjet humbën kur ato janë normale, është detyrë e atij që udhëheq, të japë dorëheqje. Në rast farse, është detyrë që të luftojmë diktaturën. Vota ‘vdiq’ pa hyrë në kuti.

Ai e kishte mendjen që të bënte koalicion me Ramën (Basha) dhe jo të fitonte. Ia thash atij të nesërmen, kjo është farsë. Duhet të mbrojmë votën e shqiptarëve.

Neni 8 nuk do të ndryshojë. A vdiq rithemelimi? Këtë e hap Edi Rama. Po rikandidoi Rithemeluesi, Rithemelimi vdes. Këtë e thotë ai. Ai thotë; po dha dorëheqjen Sali Berisha, zgjedhjet nuk fitohen, por po u bënë zgjedhjet, prapë nuk fitohen.”, tha ai.