Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Begaj uron Ditën e Verës: Festë që ka mbijetuar përtej shekujve, sjelltë gëzim e begati në çdo familje


Presidenti Bajram Begaj ka uruar në rrjetet sociale Ditën e Verës, si një festë që ka mbijetuar përtej shekujve. Kreu i shtetit uron gëzim, optimizëm e begati në familjet shqiptare.

“Gëzuar Ditën e Verës! Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë. Sjelltë kjo festë e bukur e traditës sonë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familjeje shqiptare!”, shkruan presidenti.