
62 persona, përfshirë tetë fëmijë, kanë vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet që goditën kryeqytetin e Kenias, Nairobi, dhe zona të tjera në fund të javës së kaluar, tha policia të shtunën.
Kryeqyteti u godit më rëndë me 33 vdekje, tha policia në një deklaratë në X që përditësoi numrin zyrtar të viktimave, shkruan Reuters.
Më shumë se 2,000 familje janë zhvendosur në të gjithë Kenian dhe shirat e dendur po vazhdojnë në disa rajone, shtoi ajo.
Punonjësit e ndihmave filluan të nxirrnin trupa nga ujërat e përmbytjeve në Nairobi të shtunën e kaluar, pasi përmbytjet e shpejta gjatë natës rrëmbyen dhjetëra makina dhe ndërprenë fluturimet në aeroportin më të madh të Afrikës Lindore.