Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Po e shkatërrojmë totalisht regjimin terrorist të Iranit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se vendi i tij po “shkatërron totalisht” Iranin, duke paralajmëruar se gjatë ditës mund të ketë zhvillime të tjera, përcjell Fox News.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi se SHBA po godet regjimin iranian në mënyrë ushtarake dhe ekonomike.

“Po e shkatërrojmë totalisht regjimin terrorist të Iranit, ushtarakisht, ekonomikisht dhe në çdo aspekt tjetër”, shkroi ai.

Trump shtoi se sipas tij forcat ushtarake iraniane janë dëmtuar rëndë.

“Flota detare e Iranit është zhdukur, forcat ajrore nuk ekzistojnë më, ndërsa raketat, dronët dhe gjithçka tjetër po shkatërrohen. Ne kemi fuqi zjarri të pakrahasueshme, municion të pakufizuar dhe shumë kohë”, u shpreh ai.

Presidenti amerikan la të kuptohet gjithashtu se mund të ketë një veprim të rëndësishëm gjatë ditës.

“Shikoni çfarë do të ndodhë me këta të çmendur sot”, shkroi Trump.

Në postimin e tij, ai shtoi se Irani ka vrarë njerëz të pafajshëm në mbarë botën për dekada dhe se, sipas tij, tani SHBA po i godet ata.