Vendosni fjalën kyçe....

Ambrozia dhe Burgu – Kombinimi fatal që ç’akordoi Edi Ramën


Përgjatë një konference me gazetarët, kreu i qeverisë Edi Rama humbi kontrollin kur gazetarja Ambrozia Meta i bëri një pyetje për të burgosurit për drita dhe ujë dhe mbrojtjen solide që rilindja i bëri Belinda Ballukut nga SPAK-u.

Edhe pse kryeministri Rama në fillim të përgjigjes së tij u mundua ta përmbajë qetësinë, ai shfaqi shenja nervozizmi kur gazetarja Ambrozia Meta po i ndërhynte në fjalë, saqë e detyroi kryeministrin të ndërpresë konferencën disa minuta dhe ta përjashtojë gazetaren.

Ambrozia dhe prezenca e saj i kujton dikë që ai as e blen dhe as e kontrollon dot dhe kjo e nervozon dikë qe e pikturon gjithë Shqipërinë sipas trurit të vet.

Burgu dhe ashpërsia e tij e dikurshme me ata qe shkonin në burg për faturat e korentit, i kujton karmën kryeministrit Rama, dhe kjo gjithashtu e tmerron.

 

Pjesë nga përplasja mes Gazetares Meta dhe kryeministrit Rama:

Gazetarja: Ju keni deklaruar më herët, burg për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike, për ata që abuzojnë dhe ndërtojnë në hapësirat publike dhe burg për ata që parkojnë dysh, janë ndryshimet e fundit që janë përgatitur nga ana e qeverisë. Përse në rastin e Belinda Ballukut i thatë jo burgut dhe u kujtuat për standartet që referon Bashkimi Europian pikërisht për këtë praktikë,  burg burg burg, dhe pse mbahet ky standart i dyfishtë? Persona me imunitet ruhen nga burga, ndërsa qytetarët shkojnë në burg për vepra të tilla?

 

Rama: Unë nuk kam thënë kurrë burg për atë që nuk paguajnë dritat. Kurrë dhe askush kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka shkuar në burg se s’ka paguar dritat. Unë kam thënë burg për ata që i vjedhin dhe janë dy gjëra të ndryshme për atë që nuk paguajnë dritat. Kam thënë që dritat duhet priten siç priten në çdo vënd të botës dhe kjo ka ndodhur.

Ndërhyn sërish gazetarja

Rama: Po pse më ndërhyn tani? Kjo nuk shkon tani. Tani fillon mitingu. Mund të shkosh atje ku bëhet mitingu dhe ti bësh këto. Unë do jap përgjigjen që dua unë, dhe ashtu sikundër unë në shumë qetësi pres që të mbarojë pyetja jote si zakonisht e gjatë dhe me komentet përkatëse, kërkoj fjalën e lirë që ta çoj deri në fund.