
Bodo Glimt nuk po ndalet së surprizuari pas mundi Sportingun e Lisbonës në Norvegji 3-0 në ndeshjen e vajtjes çerkefinale të Ligës së Kampionëve. Vendasit janë me një këmbë në turin tjetër megjithatë në Portugali i pret një provë e vëshitrë.
Edhe PSG-ja nuk pati vështirësi në ndeshjen e saj duke mposhtur anglezët e Çelsit 5-2 dhe duke qenë në rrugë të mbarë për sa i përket mbrojtjes së kurorës së fituar sezonin e shkuar.
Reali i Madridit nuk bëri gabime në shtëpi ndaj Mançester Sitit duke e mundur këtë të fundit 3-0 rezultat që e çon të qetë në Angli në ndeshjen e kthimit.
Në ndeshjen tjetër të pasdites, Arsenali mori një barazim në fushën e Leverkusenit 1-1 dhe në Londër duket më pranë kualifikimit.