Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës nesër në 10:00, Kuvendi rrethohet me gardh metalik


Opozita ka thirrur protestë para Kuvendit nesër në orën 10 të paradites kur pritet të miratohen dy raportet e veccanta tyë PS-së e PD-së ndaj ish.zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sicc lanë të kuptohej në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, socialistët nuk kanë ndërmend ta dorëzojnë imunitetin e Ballukut, që akuzohet nga SPAK për disa vepra penale. Ndërkaq PD ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Rama e deputetëve socialistë për mbrojtjen që po i bëjnë ish-numrit dy të qeverisë. Për protestën e nesërme policia ka marrë masa shtesë sigurie duke rrethuar perimetrin me gardh metalik.

Debati politik në Kuvend është përqendruar te kërkesa për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Përfaqësuesit e Partia Socialiste e Shqipërisë këmbëngulin se nuk ka nevojë për masën e arrestit me burg, duke argumentuar se Balluku tashmë nuk mban më një funksion ekzekutiv në qeveri dhe është shkarkuar si nga posti i ministres ashtu edhe nga roli i numrit dy të kabinetit.

Sipas socialistëve, në këto kushte ajo nuk ka mundësi të ndikojë në hetim duke prishur prova apo duke u arratisur nga vendi, dhe as të përsërisë një vepër të mundshme penale. Ata theksojnë se rruga për hetimin nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) mbetet e hapur edhe pa vendosjen e masës së arrestit. Për të rrëzuar kërkesën për arrestim në Kuvend, socialistëve u mjaftojnë 71 vota.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila dorëzoi e para raportin e saj në komision, këmbëngul se heqja e imunitetit parlamentar për deputeten Balluku dhe lejimi i arrestimit të saj janë të domosdoshme për garantimin e hetimit. Sipas demokratëve, pavarësisht se ajo nuk është më në poste ministrore, ekziston rreziku që të ushtrojë presion ndaj dëshmitarëve ose të ndërhyjë në prova që lidhen me hetimin për pabarazi në tenderë.