Vendosni fjalën kyçe....

Sot në grupin e PS diskutohet raporti për imunitetin e Belinda Ballukut



Çështja e imunitetit të Belinda Ballukut prej rreth tre muajsh ka ndezur debatin politik në Shqipëri, duke u kthyer edhe në kryefjalë të seancave plenare të shoqëruara me tensione.

Partia Socialiste pritet të prezantojë sot në mbledhjen e grupit parlamentar, që nis në orën 10:00, raportin e hartuar nga Këshilli i Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut. Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme është dorëzuar më 16 dhjetor dhe parashikon gjithashtu edhe autorizimin për arrestimin e tij.

Në mbledhje pritet të mbajë një fjalim edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, në seancën plenare të 12 marsit pritet që dy raportet të hidhen në votim në Kuvend. Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike ka paralajmëruar edhe zhvillimin e një proteste.