Vendosni fjalën kyçe....

SHBA dhe Izraeli godasin depozitat e naftës në Teheran për herë të parë që nga nisja e luftës


Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kryer sulme ndaj depozitave të naftës në Teheran, duke shënuar herën e parë që infrastruktura energjetike e Iranit goditet që nga fillimi i luftës mes palëve, përcjell YNet.

Sipas zyrtarëve izraelitë, sulmet kishin në shënjestër depot kombëtare të karburantit në kryeqytetin iranian dhe goditën rreth 30 depo të mëdha nafte. Operacioni u krye me urdhër të udhëheqjes politike izraelite dhe me mbështetjen e forcave ushtarake izraelite (IDF), si pjesë e zgjerimit të operacioneve kundër infrastrukturës së regjimit iranian.

Media shtetërore iraniane raportoi gjithashtu për sulme ndaj një depoje nafte në jug të Teheranit, pranë kompleksit kryesor të rafinerisë së kryeqytetit. Megjithatë, sipas agjencisë iraniane ILNA, rafineria vetë nuk ka pësuar dëmtime nga sulmi.

Goditje të tjera u raportuan edhe në një depo tjetër karburanti në veriperëndim të Teheranit, ku gazetarë raportuan flakë dhe tym që ngriheshin nga zona e goditur. Një tjetër sulm u raportua edhe në qytetin Shahran në lindje të Iranit.

Sulmet vijnë ndërsa konflikti mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e dytë, me përshkallëzim të operacioneve ushtarake dhe zgjerim të objektivave strategjikë.