Vendosni fjalën kyçe....

“Procesi ndaj meje, sajesë politike”- Mediu për “Gërdecin”


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka reaguar në një konferencë për shtyp lidhur me akuzat për shpërdorim detyre në rastin e Gërdecit.

Mediu tha se procesi ndaj tij është një “sajesë politike” dhe theksoi se që në fillim ka dhënë dorëheqjen dhe ka dorëzuar imunitetin për të lejuar drejtësinë të veprojë.

Ai shtoi se SPAK dhe prokuroria e kanë hetuar edhe për çështje private dhe shëndetësore, por nuk kanë provuar asnjë akt korrupsioni.

“Procesi ndaj meje, sajesë politike. Që në fillim të ngjarjes kam dhënë dorëheqjes dhe kam dorëzuar imunitetin për t’i hapur rrugë drejtësisë.

SPAK dhe prokuroria më kanë hetuar mua dhe familjarët edhe për çështje private e shëndetësore, por vetë prokuroria ka provuar se nuk isha i përfshirë në asnjë akt korrupsioni ndaj më ka akuzuar për “Shpërdorim detyre” jo për korrupsion.

Nuk ka asnjë lidhje apo transaksion i përfituar nga unë. Gjykata dhe prokuroria kanë marrë vendimin se akuza ndaj meje nuk ka asnjë lidhje me shpërthimin në Gërdec, por vetëm me çështje teknike ushtarake”, tha ai.