Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane, Pir-Hossein Kolivand tha sot se nga sulmet amerikane dhe izraelite në Iran janë dëmtuar më shumë se 4.000 ndërtesa civile, transmeton Anadolu.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr të Iranit, Kolivand tha se “3.646 shtëpi dhe objekte civile janë shënjestruar deri më tani, ndërsa 528 njësi tregtare janë shkatërruar plotësisht”.
Ai shtoi se tre spitale u detyruan të dalin jashtë funksionit ndërsa 14 qendra shëndetësore pësuan dëme për shak të bombardimeve.
Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer sulme ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke vrarë qindra njerëz, përfshirë udhëheqësin suprem Ali Khamenei dhe zyrtarë të sigurisë. Teherani është hakmarrë me sulme me raketa dhe dronë që shënjestrojnë Izraelin.
Irani ka kryer gjithashtu sulme ndaj asaj që e përshkruan si “interesa amerikane” në vendet arabe, duke shkaktuar viktima dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile si dhe duke përfshirë portet dhe ndërtesat e banimit.