Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Kurdarit bllokojnë punimet e HEC-it, dalin në protestë kundër projektit



Banorët e fshatit Kurdari kanë larguar mjetet e firmës që po punonte për ndërtimin e një hidrocentrali në përroin e Luses, duke protestuar masivisht kundër projektit.

Sipas banorëve, protestat vazhdojnë prej rreth 8 muajsh, pasi sipas tyre ndërtimi i HEC-it rrezikon burimin e ujit dhe jetesën e komunitetit. “Po na marrin burimin e ujit dhe po na detyrojnë të largohemi nga fshati”, shprehen ata.

Nga ana tjetër, përfaqësues të firmës konfirmojnë se kanë ndjekur të gjitha procedurat ligjore dhe disponojnë dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e hidrocentralit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e policisë për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e protestës.