Vendosni fjalën kyçe....

Balluku i kalon stafetën Karakaçit: Kemi transformuar energjinë dhe ndërtuar rrugë me standarde europiane


Belinda Balluku i kalon zyrtarisht detyrën ministrit të ri të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, duke bërë një bilanc të punës së saj në këtë institucion dhe duke falënderuar stafin dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen ndër vite.

Në fjalën e saj, Balluku u ndal edhe te ministri i ri, duke theksuar se ai nuk është një emër i sjellë prej saj në ministri, por një profesionist që e ka gjetur aty kur mori detyrën.

Enea është rritur dhe ka ardhur para se të vija unë. Me ju në krahë, me një staf të jashtëzakonshëm që kjo ministri ka, unë mendoj se ju do ta kapërceni këtë situatë duke më lënë mua që të vazhdoj rrugëtimin tim, patjetër politik dhe personal, për të nxjerrë një të drejtë dhe të vërtetë në dritë”, u shpreh Balluku.

Ajo renditi disa nga arritjet gjatë kohës që drejtoi Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përmendur transformimin e sektorit energjetik dhe ngritjen e bursës së parë shqiptare të energjisë.

“Kemi transformuar së bashku sektorin energjetik. Kemi arritur të ngremë bursën e parë shqiptare energjetike. Kemi arritur të edukojmë qytetarët, bizneset i kemi bërë pjesë të politikave tona. Nuk vlen vetëm të prodhosh, por edhe ta ruash energjinë. Kemi ndërtuar rrugë dhe autostrada me cilësi europiane, kemi ndërtuar tunele”, tha ajo.