Vendosni fjalën kyçe....

Man.City dhe Arsenal hapa fals në Premier League, barazojnë ndaj Crystal Palace dhe Sheffield United


Manchester City dhe Arsenali kanë dështuar për të fituar në shtëpi të tyre kundër Crystal Palace, Sheffield Unitedit respektivisht. Të dy këto skuadra kanë barazuar, njëra me rezultat 1-1 kurse tjetra me rezultat 2-2

Pas barazimit një javë më parë në Crystal Palace, Arsenali barazoi sonte edhe në Emirates kundër Sheffield United me rezultat 1-1.

Arsenali erdhi në epërsi në minutën e 45-të, në fund të pjesës së parë pas goli të Martinellit.

Në minutën e 82’ shënon Fleck për të barazuar rezultatin.

Edhe Manchester City ka bërë edhe një hap fallcë në përcjellje të Liverpoolit për titull të Premier Ligës.

Ata kanë barazuar në Etihad kundër Crystal Palace.

Palace ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 39-të me anë të Cenk Tosum.

City-it ju deshën 82 minuta për ta barazuar rezultatin në 1-1 me anë të Agueros, i cili edhe kaloi Cityn në epërsi në minutën e 87-të te ndeshjes.

Por, kur u mendua që City do të fitojë Crystal Palace barazoi me anë të një goli të Fernandinhos në minutën e parë shtesë të ndeshjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *