Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Shkodër


45-vjeçari Genc Hoxha ka mbetur i plagosur në Shkodër pasië shtë qëlluar me armë nga Ivzin Gucia.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura Dervishbeg.

Autori është shpallur në kërkim ndërsa i plagosuri u dërgua në spitalin e Shkodrës me plagë në këmbë.

Njoftimi

“Shkodër / Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë në afërsi të një ambienti servis, dyshohet se shtetasi I. G. ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë, është plagosur shtetasi G. H., 45 vjeç, i cili ka marre demtime ne kembe dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”