Vendosni fjalën kyçe....

Braçe kritikon sallën bosh në Kuvend gjatë diskutimit për arsimin: Mungon edhe ministrja


Salla e Kuvendi i Shqipërisë ishte thuajse e boshatisur gjatë diskutimit për projektligjin për arsimin, një situatë që u kritikua nga deputeti Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancë plenare.

Braçe evidentoi mungesën e ministrave dhe deputetëve në sallë gjatë një debati që sipas tij lidhet me një nga çështjet më të rëndësishme për vendin. Ai vuri në dukje gjithashtu mungesën e vetë ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro.

“Natyrisht që ky parlament ka probleme të mëdha me arsimin, i gjithi me thënë të drejtën se të diskutohet për një çështje kaq të rëndësishme që salla të jetë bosh në shumicën dërrmuese apo gjithë kohës, reflekton. Të mungojë edhe ministrja e Arsimit pastaj, është problem akoma dhe më i madh. Ky problem që kemi ne me arsimin mbërrin edhe në parlament,” u shpreh Braçe.