
Deputetja e PD-së Luarasi tha në seancën e sotme se nuk është mirë që artistët e ardhur në Shqipëri të tremben nga protesutesit e opozitës të cilët qëlluan me molotov ndaj vilës së Enver Hoxhës në ish-bllok.
Ajo tha se artistët që ishin brenda vilës u trembën për jetën ndërkohë që kishin ardhur për të ndërtuar ura drejt integrimit të Shqipërisë në BE.
“Nuk është mirë të trembësh artistët diku ku artistët ndërtojnë ura. Në vilën ku u hodhën molotovët e fishekzjarret u krijua një gjendje frike për jetën. Sidomos nuk është e përshtatshme që për këtë të përdoren fëmijët. Pamjet u përhapën në mediat botërore duke qenë një reklamë e keqe për Shqipërinë. E kemi me detyrim të mbrojmë imazhin e Shqipërisë si kapital.”
Kur flasim për turizmin, nuk po flasim për një çështje politike. Kur një turist vendos të vijë në Shqipëri, ai nuk sheh kush është në pushtet, por nëse Shqipëria është një vend i sigurit. Pamjet me molotovë, me flakë, me tension, janë pamje që për fat të keq nuk mbeten vetëm brenda Shqipërisë, sepse përhapen menjëherë në mediat ndërkombëtare dhe krijojnë perceptimin e pasigurisë. Turizmi sigurisht që nuk e do flakën dhe dhunën, sepse mjafton një titull i vetëm në mediat ndërkombëtare, një foto e vetme me molotov në zemër të Tiranës, që shumë njerëz të anulojnë pushimet, të ndryshojnë destinacionin dhe të largohen nga Shqipëria. Brenda Vilës 31 ku ndodheshin artistë të huaj, u krijua një situatë frike për jetën. Fatmirësisht të gjithë janë mirë, por mesazhi që doli jashtë vendit nuk është ai që duam. Nuk është mirë të hedhësh molotov ndaj një qendre arti. Tërësisht e papranueshme që fëmijët të përdoren për hedhje molotovi.” – tha Luarasi.