
Kryeministri Edi Rama i dorëzon sot Presidentit Bajram Begaj 7 ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Takimi mes kreut të qeverisë dhe Presidentit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, pasi Presidenca ndodhet në rikonstruksion.
Rama do të propozojë shkarkimin e 7 ministrave dhe emërimin e figurave të reja, ku përfshihen edhe 4 prurje të reja në kabinet.
Ndryshimet në qeveri u bënë me dije nga Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS, ku vendosi shkarkimin e Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës, pasi edhe Kushtetuesja la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, ndërsa SPAK është në pritje të autorizimit për arrestin.
Sipas propozimeve, Albana Koçiu emërohet zv/kryeministre, Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Besfort Lamallari ministër i Brendshëm, Toni Gogu ministër i Drejtësisë, Ferit Hoxha ministër i Jashtëm, Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes, ndërsa Eriona Ismaili ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.