
Kreu i PD-së Berisha tha në foltoren para kryeministrisë së ndërkombëtarët e kanë tashmë të qartë se kush është Edi Rama dhe kanë dhënë mesazhe të qarta kundër qeverisjes së tij.
Ai theksoi se kurrë më parë ndërkombëtarët nuk kanë dhënë mesazhe kaq të qarta kundër Ramës ndërsa shtoi se vendi ka hyrë në periudhë kritike. Sipas Berishës, tashmë është vërtetuar se Rama është peng i zv.kryministres Balluku.
“Një marsh i paparë më parë në rrugët e Tiranës. Ata dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur. Mirënjohje të pakufishme. Duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike. Rama siç e shihni, pasi është kapur dhe është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet nuk do të luftohet. Deklaroi para shqiptarëve se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se vetë korrupsioni. Ai tha shqiptarëve se asgjë nuk më pengun t’ju vjedh me pushtetin që kam. Kjo ishte deklarata më e padëgjuar në historinë e vendit. Kjo deklaratë është bërë kur komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Tiranë, komisione të KE, ka sjellë mesazhet më të prera më të qarta se vjedhjet e qytetarëve nga qeveria nuk do i tolerojmë. Kurrë ndonjëherë komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë lëvizje kaq të fuqishme. Dy delegacione, mbledhje faktesh, njëri i PE , përfaqësues të 30 partive politike të qendrës së djathtë ishin këtu për mbledhje faktesh. Rama do të ndajë në qytetar mbi ligjin vetëm Lubibë e Lindat e tij, dhe qytetar nën ligjin ne të tjerët. Eshtë kohë kritike dhe jemi ne shqiptarët që mund t’i japim përgjigjen që meriton bandës me mandate kriminale. Kërkojnë të vishen me parzmore ligjore për të vazhduar vjedhjet. Ai nuk heq imunitetin e Lubisë, tregon se është njeri pa integritet, është skllav i Lubi Ballukut. Që në bashki është bërë duke vjedhur…Sot kabineti ri i është Kabineti Balluku sepse ata ministra kanë qenë asistentë të Ballukut”, – tha Berisha.