Vendosni fjalën kyçe....

Tre të dënuar ekstradohen nga Gjermania dhe Italia



Tre shtetas të dënuar për vepra të ndryshme penale janë ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për kapjen dhe kthimin e personave në kërkim.

Nga Gjermania u ekstradua Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Korçës në vitin 2024 me 3 vite e gjysmë burgim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Nga Milano u ekstradua Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Lezhës në qershor 2023 me 5 vite burgim për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Po ashtu, nga Italia u ekstradua edhe Genci Balla, 51 vjeç, banues në Durrës. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 2 vite e 8 muaj burgim për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksion publik”.

Autoritetet bëjnë me dije se ekstradimet janë realizuar në vijim të bashkëpunimit me homologët gjermanë dhe italianë, ndërsa të dënuarit do të vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri.