Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria Bëhet nis protestën e pestë kombëtare, kërkon dorëheqjen e Ramës



Lëvizja Shqipëria Bëhet ka nisur këtë të premte protestën e paralajmëruar përpara Kryeministrisë, ku qytetarë dhe mbështetës janë mbledhur në bulevardin para godinës së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe shprehin pakënaqësinë për situatën aktuale politike në vend.

Kjo është protesta e pestë kombëtare e lëvizjes, e cila prej më shumë se dy muajsh ka qëndruar pa pushim para Kryeministrisë, duke mbajtur tubime të vazhdueshme dhe duke kërkuar ndryshime në drejtim të politikës shqiptare.