Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës në kryeqytet. Ndryshe nga tubimet e kaluara, kësaj radhe PD ka ndërruar skenar.
Para Kryeministrisë nuk do të mbahet asnjë fjalim, ndërsa militantët fillimisht u mblodhën fillimisht para selisë së PD dhe bashkë me Berishën marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.
Militantët e Berishët pritet të marshojnë drejt disa prej institucioneve.
Është e dyta herë radhazi që Policia e Tiranës nuk merr përsipër garantimin e zhvillimit të protestës, përkthyer kjo në përgjithësi direkte nga organizatorët.
Nisur nga përvoja e 3 protestave të fundit kombëtare të PD-së, 24 janar, 10 dhe 20 shkurt, me bomba molotovë, gurë e fishekzjarrë, shumica e të cilave shënjestruan uniformat blu, policia nuk e aprovon.
