Vendosni fjalën kyçe....

SPAK sekuestron dosjen e tenderit me vlerë 400 mln euro të Porto Romanos


SPAK ka sekuestruar dosjen e tenderit për projektin e Porto Romanos, në kuadër të një hetimi për dyshime mbi shkelje në procedurat e prokurimit.

Sekuestrimi u krye pranë Autoritetit Portual Durrës, ku ndodhej dokumentacioni i plotë i tenderit me vlerë rreth 400 milionë euro, shkruan BW.

Nga faza e parë e procedurës është skualifikuar një kompani holandeze, ndërsa më 9 mars është paraqitur vetëm një ofertë financiare.

Në garë ka mbetur e vetme një kompani greke, e cila ka vijuar me fazën përfundimtare të tenderit.

Hetimet e SPAK pritet të verifikojnë nëse gjatë zhvillimit të procedurës janë respektuar kriteret ligjore dhe parimet e barazisë në garë. Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga Autoriteti Portual lidhur me sekuestrimin e dosjes.