
Ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u takua me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca.
Gjatë konferencës për shtyp, Spiropali theksoi se politika e zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të përdoret si një mjet i fuqishëm për stabilitetin e rajonit dhe se nuk duhet lejuar që Ballkani Perëndimor të ndikohet nga aktorë të jashtëm që sjellin problematika.
Ajo gjithashtu komentoi mbi procesin gjyqësor në Hagë, duke nënvizuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte një luftë e drejtë:
“Sot në Hagë përballem me drejtësinë udhëheqësit e UCK, ata përfaqësojnë lirinë. E vërteta historike nuk është në gjyq. Ne kërkojmë drejtësi. Dhe kjo është përgjegjësi ndaj Historisë. Integrimi euroatlantik, element kyç”, tha Spiropali.
Vizita e ministres shqiptare vjen në një moment kyç për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbështetjen e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.